TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi grupimi i Gazment Bardhit dërgoi në Gjykatë vendimin për realizimin e zgjedhjeve për postin e kryetarit ditën e shtunë, ka ardhur reagimi i Sekretarit Ligjor, Indrit Sefa.
Ky i fundit thekson se Bardhi dhe përkrahësit e tij po i shërbejnë interesave personale të Sali Berishës.
Ndërkohë që në thirrjen e tij, Sefa thekson se demokratët të shtunën do zgjedhin kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
“Atyre që braktisin forumet e PD dhe i shërbejnë interesave personale të Sali Berishes, i urojmë suksese në iniciativën për të dorëzuar në gjykatë vullnetin e mbledhjes se parë të Partisë së parë digjitale në Shqipëri.
Nesër demokratët do të votojnë për kryetarin e ri të PD. Procesi legjitim i zgjedhjes së kryetarit do të pasohet me riorganizimin vital të Partisë, për ta bërë PD alternativë qeverisëse për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thuhet në reagimin e Sefës.