TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria ka sekuestruar pasuritë me vlerë 10 milionë euro të Ndue Gjergjit, të cilat kanë ardhur nga trafiku i drogës.
Bëhet fjalë për biznesmenin Paulin Marku i njohur edhe si Ndue Gjergji, i vrarë në qershor të 2020, së bashku me një biznesmen tjetër, nga një grup personash të maskuar me uniforma policie në qytetin e Laçit.
Ka dyshime se asetet në emër të Markut dhe të afërmve të tij janë krijuar nga vepra penale e "pastrimit të parave", me të ardhura nga veprimtaria kriminale.
Paulin Marku, i njohur edhe me emrin Ndue Gjergji sipas akuzës, para vrasjes ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike.
Prokuroria thotë se ka identifikuar pasuritë e tij të cilat nuk justifikohen dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer i dyshuari.
Paulin Marku ndodhej në një lokal mbrëmjen e 30 majit 2020 bashkë me shtetasin Bujar Hasani, i njohur edhe me mbiemrin Lika, kur u ekzekutuan me pesë plumba.
Kamerat e sigurisë fiksuan katër autorët, të maskuar dhe të veshur si policë, të cilët kanë lëvizur me një makinë tip 'Golf 5'.