AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 12:17

Si u “fundos” nga përgjimet biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe grupi “Bajri”! Pasi ekzekutuan shënjestrën, i shkuan në varrim

Si u “fundos” nga përgjimet biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsionn (SPAK) ku u vendosen në pranga biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, prokurori Xhevahir Lita dhe anëtari i grupit Bajri, Astmer Bilali.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat janë për “Vrasje me paramendim kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”, ”Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje e sekretit hetimor”.

Ndërsa shumë persona, mes të cilëve Safet Bajri, Ilir Bajri, Erogen Vaso alias (Brajoviç) u shoqëruan në ambientet e policisë, të cilët, pasi janë marrë në pyetje, më pas u lënë të lirë.

Bëhet me dije se ka pasur një letërporosi të mbërritur nga autoritetet franceze, ku janë sjellë biseda të kryera përmes aplikacionit “Sky” dhe “Encro”, të cilat tregojnë se personazhe të këtij grupi si Enver Bajri, Ervis Martinaj, Elio Hato, Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë flasin me njëri-tjetrin për vrasje dhe plane ekzekutimesh të emrave të ndryshëm në Shkodër.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka rezulton të jetë arrestuar nga SPAK pas dyshimeve për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Dyshohet se Gjoka ka siguruar automjete në planin për të vrarë Ibrahim Licin, një emër jo i panjohur nga policia shqiptare.

Burimet nga SPAK bëjnë me dije se biznesmeni Pellumb Gjoka del ne përgjime duke bere plane me Behar Bajrin për te kryer vrasje.

Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona te ndryshem  jo shqiptare, por kombësi te tjera si nga Kosova por edhe nje Arab, për te realizuar vrasjen por me vone rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.

Ne biseda flitet për shumat qe do te paguheshin për realizimin e vrasjeve.

Në biseda Pëllumb Gjoka thotë qe te jepen sa para kërkohen vetëm vrasja te kryhet. Bëhet fjalë për shuma 100-110 mijë eurosh. Pas vrasjes se Gjin Ndojit ne 2020 te dyshuarit i kanë shkuar edhe ne varrim./Panorama