AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 11:56

Rama i dha postin e Gjiknurit, Klosi tregon sa kohë do të qëndrojë si Sekretar i Përgjithshëm i PS

Rama i dha postin e Gjiknurit, Klosi tregon sa kohë do të

Blendi Klosi do të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, pasi kreu i kësaj force politike, Edi Rama vendosi shkarkimin e Damian Gjiknuri dhe vendosjen e tij në krye të kësaj detyre në mbledhjen e Asamblesë më 26 korrik.

I pyetur nga gazetarët se përsa kohë do e mbajë postin, ai u përgjigj se do jetë Kongresi i PS në fund të shtatorit që do e vendosë duke theksuar se “edhe 1 ditë në këtë detyrë është krenari”.

“Propozimi i Ramës qoftë edhe për të qenë 1 ditë në këtë detyrë është krenari. Do të jetë deri në organizimin e partisë në fund të shtatorit.

Pastaj në bazë të statutit do jetë Kongresi që voton Sekretarin e Përgjithshëm. Edhe kaq eksperiencë që kam, e kuptoj sa e rëndësishme është ky pozicion kyç.

PS është e vetmja forcë që strukturohet, kundërshtarët tanë politikë janë komplet në një botë tjetër paralele.

Duke i qenë mirënjohës Ramës që më propozoi dhe Asamblesë të më votojë, kjo parti do e gjejë veten në funksionin e saj politik për ti shërbyer Shqipërisë”, tha Blendi Klosi.