AKTUALITET, 31 Maj 2022, 11:34

Berisha thërret të premten Këshillin Kombëtar, ja emrat që përfliten për postet e nënkryetarëve dhe sekretarët

Berisha thërret të premten Këshillin Kombëtar, ja emrat

Sali Berisha ka thirrur të premten e kësaj jave mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ashtu siç paralajmëroi dhe Edi Paloka të shtunën e kaluar, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë nënkryetarët dhe sekretarët e kësaj force politike.

Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi janë dy emrat që lakohen për postet e nënkryetarëve.

Ivi Kaso është një nga emrat e përfolur për sekretar ligjor dhe çështjet zgjedhore, ndërsa Albana Vokshi do të rizgjidhet kryetare e Lidhjes së Gruas.

Njoftimi për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike:

Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.

Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.

Edi Paloka Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD.