AKTUALITET, 4 Prill 2025, 09:27

VIDEO / Rama, thirrje studentes shqiptare në Gjermani: Eja për veten tende! S’ka diell atje, as kafe

VIDEO / Rama, thirrje studentes shqiptare në Gjermani: Eja për veten

Kryeministri Edi Rama pati një komunikim edhe mbështetës të PS të cilët studiojnë ose punojnë jashtë vendit.

Njëra prej tyre ishte një studente mjekësie, e cila aktualisht ndodhet në Gjermani, ndërsa u shpreh se pas kryerjes së studimeve do të kthehet në vend për të kontribuar në sistemin e shëndetësisë.

Rama nuk i ka kursyer batutat teksa i ka thënë që duhet të kthehet ‘për kafen e mirë që kemi në Shqipëri dhe miqësinë’.

Studentja: Edhe pak, sa të mbarojnë këto zgjedhje do vi të jap kontributin tim në mjekësi, për Shqipërinë dhe Tiranë.

Rama: Hajde këtu të japësh kontribut për veten tendë, hajde këtu me diell, me kafe, me shoqëri, atje me kë bën muhabet? Hajde më thuaj ti.

Studentja: E ke thënë ti, me atë kafen e shpifur.

Rama: Epo s’është kafe ajo.