AKTUALITET, 28 Mars 2025, 11:50

VIDEO/ Bido i kundërpërgjigjet Berishës pas akuzave për pronat e kishës në jug: Doktor, mos dil më bllof!

VIDEO/ Bido i kundërpërgjigjet Berishës pas akuzave për

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kandidatit të PS-së në Vlorë Ardit Bido, duke u shprehur se kanë krijuar një skemë për të përvetësuar 24 hektarë tokë që i përkisnin Kishës Ortodokse në jug të vendit, konkretisht në Gjirin e Gjipesë.

Sipas pretendimit të Berishës, prona është regjistruar në emër të familjarëve të Ramës përmes falsifikimeve dhe manipulimeve të dokumenteve. 

Ndërkaq, Ardit Bido ka reaguar me anë të një video-mesazhi, ku shprehet se dokumenti për të cilin flet Berisha, është mikrofilmuar që në vitin 2001, kohë kur kryeministër i vendit ishte Ilir Meta dhe shumë kohë përpara se Bido të merrte detyrën e drejtorit të Arkivave.

Reagimi i Ardit Bidos:

Doktor, mos dil më blof! Kur i përket aleancës së antishqiptarisë madhështore, del blof siç doli Berisha dje, i frymëzuar nga Beleri pardje, duke u zënë mat në mashtrimin e tij ndaj meje, se e dinë që i zë halli i madh kur të më kenë përballë në Kuvendin e shqiptarëve përballë aleancës së antishqiptarisë madhështore.

Pas Fredi Belerit, që bëri show në Tiranë me skenarin e zakonshëm të viktimës imagjinare, ishte radha e doktor Berishës që të përpiqej të krijonte një tjetër tymnajë, duke thënë se unë “paskam gjetur”, domethënë paskam futur në Arkiv një dokument për familjen Koleka.

Fakti është i thjeshtë: ai dokument është mikrofilmuar që në vitin 2001, në kohën kur aleanca e sotshme e antishqiptarisë madhështore drejtonte qeverinë e vendit përmes Kryeministrit të asaj kohe. Pra, dokumenti ekzistonte dhe gjendej në Arkiv shumë kohë përpara se unë të merrja këtë detyrë.

Kur ke këshilltar Fredi Belerin në aleancën e antishqiptarisë madhështore, nuk është çudi që bën blofe të tilla. Por ty doktor, që ke qenë gjatë gjithë jetës i kujdesshëm për imazhin tënd, nuk të shkon! Mos dil më blof.