TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë të PD-së tek ligji për privatizimin e Portit të Durrësit tha se projekti për ndërtimin e portit i ka rrënjët në Beograd përmes vëllezërve Kariç. Ai e akuzoi kryeministrin Edi Rama si ideatorin e kësaj “afere të madhe të pastrimit të parave”. Ai tha se pas Portit të Durrësit ku pritet të ndërtohen edhe mijëra apartamente të reja, qëndron presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko si dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Sipas tij vëllezërit famëkeq Karriç kanë shitur formalisht bizneset e tyre në Qipro, në Emiratet Arabe. Ata janë sanksionuar për bashkëpunim me Lukashenkon dhe qëndrojnë pas Vuçiçit, tha Berisha.
“Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike të vendit. Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij. Durrësi do të bëhet qyteti më i pabanueshëm i botës. Kalon në dendësi çdo lagje apo qytet. Nuk ndodh kurrë në botë që një aferë si kjo të mund të shqyrtohet, të mund të projektohet dhe imagjinohet. Por këtu ndodh, se këtu është makineria e vjedhjes së Edi Ramës.
Lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë, nëpërmjet vëllezërve Karriç. Ata pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunimin me Lukashenkon, kompanitë e tyre në Qipro i shitën në Emiratet e Bashkuara, me një çmim 30 herë më të ulët se çfarë i kishin. Pra bëhet jë formalitet por ata janë përfaqësues së Vuçiç dhe Lukashenkos në Portin e Durrësit. Natyrisht aksioner kryesor është vetë Edi Rama.
Është shumë e thjeshtë, s’mund të imagjinoj kurrë që nëse do të kisha interesa direkte të mijat, të fshihja të tjerët që janë. Si mund t’i fsheh unë 60% të aksioneve të tjera popullit tim? Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde. Edi Rama kërkon të mbulojë aferën e djegsave ku është kryetar i një organizate kriminale, me çdo dokument. Por sigurisht kjo do marrë ndëshkim popullor. Përballja me këtë plan është kërkesë e mbarë qytetarëve shqiptarë”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.