TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta atakoi ligjin për privatizimin e Portit të Durrësit. Përmes një konference për media nga selia e PL, Meta tha se privatizimi për Portin e Durrësit është një skemë për pastrimin e parave.
Kreu i PL shtoi se 6.8% e investimit do të bëhet nga investitorët dhe bankat, ndërkohë që pjesa tjetër është në dorë të kompanive guackë, pronarët e të cilëve nuk dihen.
“Rama thellon përgjegjësinë e tij për megaaferën më të madhe që është grabitja e Portit të Durrësit, asetit më strategjik të Shqipërisë. Kryeministri i kapur në flagrancë si organizatori i grabitjes së Portit të Durrësit sot është nën akuzë pasi faktet flasin vetë. Prona do tu jepet kompanive guackë me pronarë të panjohur me fonde të panjohura. Asnjë shqiptar nuk e di në duart e kujt do të shkojë ajo pasuri përrallore.
Nuk është një projekt strategjik, pasi është një projekt ndërtimi hotelesh, gjithçka është e orientuar te ndërtimi i apartamenteve dhe prona e portit do të falen. Do të falen miliona taksa, ndërkohë që është parashikuar dhe fond për shpronësimet dhe falje trualli.
Përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës pasi diferencon kompanitë dhe prish konkurrencës. Ndërtuesit në Durrës do të paguajnë taksa apartamentet e Edi Ramës jo.
Kemi të bëjmë me një skemë të pasi vetëm 6.8% e investimit do të financohen 3.4% nga aksionerët dhe 3.4 % nga banka, pra rreth 130 milionë euro, pjesa tjetër do të jetë me vetëfinancim”, tha Meta.