TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptarët do ta paguajnë shtrenjtë përdorimin e Ekuadorit në Amerikën Latine si strehë për drejtuesit e trafikut të kokainës drejt Europës dhe Shqipërisë. Ministria e Jashtme e Ekuadorit deklaroi se Shqipëria është në mesin e 37 vendeve që do t'u duhet vizë për të hyrë në shtetin latinoamerikan. (SHIKO KETU)
Ministri i Jashtëm Juan Carlos Holguín zbulon se për arsye sigurie, shtetasve të 37 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador. Ministri tha në një intervistë për median PRIMICIAS se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u forcua për të ndaluar mafiozët e udhëhequr nga shqiptarët në vendet evropiane, si Belgjika dhe Holanda, si dhe në Ekuador, Kolumbi dhe Peru. Ai thekson se tashmë, për arsye sigurie, qytetarët e 37 shteteve, mes tyre edhe Shqipëria, kanë nevojë për viza për të hyrë në Ekuador.
Bashkëpunimi për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe shkëmbimi i informacionit të inteligjencës, është rritur midis Ekuadorit, Britanisë së Madhe dhe Spanjës. Ndërsa qeveria e Ekuadorit mbështet padinë e Meksikës kundër disa kompanive që prodhojnë armë në Shtetet e Bashkuara.
Ekuadori është kthyer prej disa vitesh në bazë të kapove shqiptarë të trafikut të kokainës që drejtojnë prej atje ngarkesat e fshehura mes konteinerëve që përfundojnë në Shqipëri apo vende të tjera të Europës. Kontrolli i trafikut të drogës është bërë shkak pë vrasje të dhunshme mes shqiptarëve dhe vendasve që kanë tronditur rendin në Ekuador dhe e kanë bërë bazë të trafikimit të drogave të forta.