TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama foli sot në konferencën me gazetarët pas shpalljes së fituesit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Lekaj-Fier me një vlerë financimi prej 320 milionë eurosh.
Rama u shpreh se investimi është 100% privat dhe do të jetë me pagesë, përveç segmentit alternativ që do të vijojë të jetë pa pagesë. Ai u shpreh se shteti nuk do të japë asnjë qindarkë për ndërtimin e kësaj rruge.
“Jo më larg se dje pashë një lajm një lajm Balluku: 7 mln km në rrugën Lekaj. Kush e lexon këtë thonë booo 320 milionë nga buxheti për dikë. Bëhet fjalë për diçka komplet tjetër. Rrugë që do të ndërtohet pa asnjë qindarkë nga shteti.
Investim 100% privat dhe do të jetë me pagesë përkundër një segmenti alternativ pa pagesë. Sa herë kaloj te nënkalimi i Shqiponjës them me vete po këta që diskutonin km kaq, kur kalojnë këtu si ndihen. Ju kujtohet sa shumë e kanë gënjyer këtë milet. Një km është ajo. Si quhet në gjuhën inxhinierike, jo në gjuhën time si artist. Ku di ti se çfarë ka në atë kilometër dhe flet”, tha Rama.
Qeveria ka shpallur dje fituesit e tenderit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Lekaj-Fier me një vlerë financimi të majme prej 320 milionë eurosh. Kompania koncesionare, që është grupim i 8 shoqërive, do të rehabilitojë 46 kilometra rrugë ekzistuese me një kosto që përllogaritet të jetë gati 7 milionë euro për një kilometër. Punimet parashikohet që të përfundojnë në 2025-n, ndërsa pas vendosjes së traut, tarifa minimale për automjetet pritet të jetë 2 euro.
Procedurat e tenderimit u hapën në gusht. Aksi Lekaj-Fier është pjesë e segmentit të autostradës Milot-Fier. Vlera e investimit për 3 lotet, ku përfshihet edhe aksi Lekaj-Fier, me një gjatësi prej 115 kilometrash në total, parashikohet të jetë rreth 837 milionë euro. Pra janë më shumë se 7 milionë euro që kompanitë private do të përfitojnë nga qeveria, e cila ka dëshmuar edhe një herë tjetër se kur bëhet fjalë për koncesionet nuk e njeh krizën.
Gjurma e kësaj rruge fillon pranë zonës së Luzit të vogël(Lekaj) me mbarimin e aksit Kashar–Lekaj dhe përfundon në fillimin e “Bypass”-it të Fierit (pranë zonës së Mbrostarit).