AKTUALITET, 15 Nëntor 2022, 11:02

Bordi i Transparencës favorizon kompanitë e shitjes së karburantit? Delina Ibrahimaj: Ja se si Bordi vendos çmimet

Bordi i Transparencës favorizon kompanitë e shitjes së

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u përgjigj në lidhje me akuzat e bëra se Bordi i Transparencës në vendimet që merr favorizon kompanitë e shitjes së karburanteve.

Ministrja bëri llogaritë në konferencën me mediat, se si Bordi e vendos çmimin, për të cilin tha se ndikim të madh ka edhe kursi i këmbimit.

“Bordi që përcakton çmimet tani po bëhet 1 vit që operon. Unë ju sfidoj ju e këdo tjetër të vërtetoni atë që mediat kanë thënë e rithënë.

Ju supozoni që bordi merr vendimet jo në bazë të ecurisë së bursës por në bazë të interesave që janë inekzistente që me nisjen e operimit të bordit ne kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve e këto efekte janë të matshme nga çdo qytetar dhe ekonomist.

Kemi ulur marzhin ndjeshëm. Nuk reflektojmë çmimet e bursës? Ju mund ti refereoheni çmimet e referencës së naftës bruto që janë luhatje nga çmimet që ne i referohemi.

Hidrokarburet tregohen ne dollarë dhe gjatë këtij viti leku shqiptar është zhvlerësuar ndaj dollarit. Një element i rëndësishëm që kalkulohet në çmimet e bursës është dhe kursi i këmbimit.

E premtja kur çmimi i bursës u rrit por kursi ishte favorizues dhe i tregtimit në vend u ul.

Kur bëhet analiza duhet bërë me gjithë komponentët. Bordi funksionon në bazë të ligjit e me përgjegjësi të plotë ju them që aludimi që bëni nuk është i saktë dhe jo korrekt”, tha ministrja.