TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.
Meta u shpreh se Rama synon të sakrifikojë edhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve duke i bërë thirrje drejtësisë të veprojë sa më parë për këtë hetuar këtë megaaferë.
“Për pasaportat e arta rrezikohet ndalimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në BE. Përse Edi Rama është i gatshëm të sakrifikojë edhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të pastruar paratë. BE ka qenë i qartë. Përse Edi Ramë është kundër transparencës. Duke insistuar në avancimin e nxituar të këtij projekti mafioz.
A mungojnë në Europë investitorë. A ka burim të ardhurash për Portin e mallrave. Errësira për këtë çështje madhore për t’i humbur Shqipërisë këtë aset si porti i Mallrave dhe defaktorizimin e Shqipërisë si nga pikëpamja ekonomike dhe gjeostrategjike.
Projekti nuk është strategjik dhe as transformues por një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronën më strategjike të Shqipërisë. Është koha që drejtësia të veprojë sa më parë për këtë megaaferë që ne do i shkojmë deri në fund edhe me faktet e reja që do të bëjmë publike”, tha Meta.