TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehet se ngrirja e marrëdhënieve diplomatike është një akt i vonuar dhe gjysmak.
Berisha thotë se ka kërkuar ndërprerjen e këtyre marrëdhënieve më herët, por kërkesat nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës.
Statusi i Sali Berishës
Të dashur miq, Republika Islamike e Iranit gjatë këtyre viteve ka projektuar për të ndërmarrë ndaj Shqipërisë një seri aktesh subversive dhe armiqësore të rrezikshme.
Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit. Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës.
Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij.
Mundet që prapa këtyre lidhjeve qëndrojnë edhe financime të fshehta të regjimit të ajatollaheve për ardhjen e PS në pushtet.
Duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha aktet subversive të Iranit ndaj Shqipërisë, sot kërkoj, jo ngrirjen por ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit. Sb