AKTUALITET, 16 Janar 2022, 11:06

Berisha në Shkodër, policia rrethon zonën, flet Noka: Ja kur do e marrim selinë...

Berisha në Shkodër, policia rrethon zonën, flet Noka: Ja kur do e

Ditën e sotme, ish kryeministri, Sali Berisha do të mbajë një takim me demokratët në kuadër të 31 vjetorit të themelimit të PD në këtë qark.

Ndërkohë, pak minuta para se të nisë ky takim, policia e Shkodrës ka marrë masa shtesë sigurie duke rrethuar zonën e Pallatit të Sportit ku është njoftuar të mbahet takimi.

Ndërsa shihet se po arrijnë edhe demorkatët e parë të cilët do të marrrin pjesë në takim, mes tyre është edhe deputeti Flamur Noka i cili shprehet për Fax News se demorkatët nuk ishin të përçarë dhe se shumë shpejt do të zgjidhet çështja e blindimit të selisë.

Kur do e merrni selinë e Shkodrës?

Flamur Noka: Të jeni të sigurtë se demokratët janë aty ku duhet të jenë.

Ata refuzojnë të jenë pjesë e një bunkeri. Çështje të tilla do të zgjidhen shumë shpejt, askush nuk mund të mbajë peng shtëpinë e demorkatëve me hekura dhe gaz lotsjellës.

Mund të mbyllë pengun nëse do në shtëpinë e tij por jo demokratët.

Është shoqata e bravave, shulave dhe llozëve dhe më pas janë demorkatët e tjerë të cilët nuk janë të përçarë.