AKTUALITET, 30 Nëntor 2025, 21:28

Atentat me armë zjarri në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni

Atentat me armë zjarri në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e kësaj të diele. Pas disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan, ka mbetur i vdekur biznesmeni Edmond Mahalla.

Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset dhe ndodhet në vendngjarje për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.