TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Kujtim Gjuzi do të ishte një zgjedhje më dinjitoze për kryeministër sesa Edi Rama.
Kjo deklaratë vjen si kundërpërgjigje ndaj ironisë së Ramës mbi koalicionin e PD-së me 25 parti për zgjedhjet e 11 majit, ku ai tha: “Kujtim Gjuzi është fryma e Shqipërisë Madhështore”.
Berisha gjithashtu zbuloi një detaj nga e kaluara, duke thënë se Rama dhe Gjuzi kanë “qepur rroba bashkë”.
“Di që dikur, në rininë e tij, ka qepur rroba me Edi Ramën. Por për gjithçka tjetër, të garantoj se Kujtim Gjuzi është më dinjitoz për karrigen e kryeministrit se Edi Rama. Ai thjesht po ia përdor emrin,” tha Berisha.