AKTUALITET, 18 Nëntor 2022, 14:46

Berisha jep njoftimin, opozita proteston ditën e samitit të BE: Betejë kundër monizmit, shqiptarët po plaçkiten!

Berisha jep njoftimin, opozita proteston ditën e samitit të BE:

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se 6 dhjetori është data, që populli opozitar duhet të tregojë zërin para Bashkimit Europian.

"PD i mbetet të vazhdojë me gjithë fuqinë e saj e mbështetjen e popullit opozitar protestat e veta. Beteja e PD, është betejë për ekzistencën e demokracisë në Shqipëri.

Kur të gjitha institucionet kontrollohen e përfundojnë në duart e një partie, kjo në gjithë përcaktimet është diktaturë e një partie.

Protesta e 12 nëntorit, duhet të vazhdohet me protesta të tjera, data 6 dhjetor mendoj unë është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij para përfaqësuesve më të lartë para gjithë botës", tha Berisha.