AKTUALITET, 24 Tetor 2025, 13:55

Berisha: Aeroporti i Vlorës akt korruptiv, një grup i fuqishëm droge u ka dorëzuar mbi 40 mln euro qeveritarëve. Shqiptarët do të paguajnë 140 mln euro për 10 vitet e para

Berisha: Aeroporti i Vlorës akt korruptiv, një grup i fuqishëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, për skandalin siç e cilëson ai të Aeroporti të Vlorës.

Berisha tha se Aeroporti i Vlorës është një ndër aktet më korruptive që po ndodh në vendin tonë dhe se me këtë aferë taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë 140 mln euro për 10 vite.

Ndërkohë kosto e aeroportit sipas Berishës është maksimumi 105 mln euro.

Gjithashtu Berisha tha se pas këtij skandali fshihen kryeministri Edi Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla.