TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Mirela Zavalani për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cenim të besimit të publikut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Mirela Zavalanin më datë 15 qershor pas një seance dëgjimore ku u evidentuan më së shumti gjetjet për pasurinë e vjehrrit të saj.
Po ashtu, u trajtua edhe e ardhura e përfituar nga dhënia me qira kunatit, të një objekti në pronësi të bashkëshortit dhe babait të tij, deklaruar si një ndër burimet për një apartament në Tiranë.
Shkarkimin nga detyra të Zavalanit e ka kërkuar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për mosdeklarim të mjaftueshëm të pasurisë si dhe cenim të integritetit.