TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i opozitës për zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Durrësit,Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht disa problematika në lidhje me Kodin Zgjedhor, të cilat sipas tij i pamundësojnë kandidatëve të ankimojnë vendimet e organeve zgjedhore.
Në një deklaratë për mediat jashtë Gjykatës Kushtetuese, Kalaja tha se nëse çështja nuk merr zgjidhje në këtë instancë, ai do të ndjekë hapat e radhës dhe do të shkojë deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
“Unë jam këtu për të shfuqizuar nenin e Kodit Zgjedhor që i pamundëson kandidatëve ankimimin administrativ dhe zgjedhor. Ky kod duhet të ndryshohet. Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet. Nëse nuk ndodh, do të shkoj në Strasburg”, tha Kalaja.
Ai tha se kërkon rinumërimin e votave dhe hapjen e kutive, për të siguruar transparencën e procesit zgjedhor. Sipas tij, vendimi i KQZ, KAS dhe Kolegji Zgjedhor ka qenë i padrejtë ndaj tij, dhe shpreson që Gjykata Kushtetuese ta legjitimojë kandidaturën e tij.
“Unë mund të mos kandidoj më, por kjo armë duhet t’i takojë çdo kandidati tjetër në të ardhmen”, theksoi Kalaja.
Aulon Kalaja: Unë jam këtu sot për të zgjidhur padrejtësinë që më ka ndodhur nga qendra e votimit, nga KZAZ, nga KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor. Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet. Unë mund të mos kandidoj më, por do jetë një tjetër kandidat që duhet ta ketë këtë armë. Jam këtu sot për të shfuqizuar këtë nen të Kodit Zgjedhor që i pamundëson kandidatit ankimimin administrativ dhe zgjedhor, dhe ky kod zgjedhor duhet hedhur në kosh të mbeturinave.
Gjykata Kushtetuese detyron Kolegjin Zgjedhor që të rishqyrtojë dhe njëherë çështjen time, që domethënë të më legjitimojë mua si kandidat për të parë sesa vota kam marrë. Jam shumë i bindur që do të fitoj në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë. Hapi i radhës do të jetë gjykata e Strasburg.