AKTUALITET, 24 Tetor 2025, 11:34

Zyrtare/ Një ish-ministër nën hetim, a do të arrestohet? Përgjigjet SPAK: Nuk mund të bëjmë publike…!

Zyrtare/ Një ish-ministër nën hetim, a do të arrestohet?

Pak muaj më parë Struktura e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi zyrtarisht se një prej ish ministrave është marrë nën hetim nga SPAK.

I pyetur zyrtarisht nga Top Channel se cili është ministri në fjalë dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i një mase sigurie, Prokuroria ka dhënë një përgjigje zyrtare, pa dhënë detaje.

“Një ish-ministër është nën hetim.

Nuk mund të bëjmë publike informacione të mëtejshme”-thuhet në përgjigjen e SPAK.