TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një bazë ilegale e lojërave të paligjshme të fatit është zbuluar në lagjen bregdetare të Durrësit, Plazh.
Në pranga ra pronari 32-vjeçar i subjektit, që gjithashtu u kap edhe me lëndë narkotike, përveç materialeve të tjera për biznesin e paligjshëm që u gjetën si prova.
Vihen në hetim edhe 4 persona të tjerë, klientë që u kapën në flagrancë në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë. Sekuestrohen 5 celularë dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Njoftimi i Policisë Durrës:
“Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, viheshin baste sportive, me celularë, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
Arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Durrës;
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., H. K., F. P. dhe A. B., të gjithë banues në Durrës.
Në lokalin e 32-vjeçarit, 4 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë. Më tej, gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj pronarit të subjektit, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”.