TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mes ndryshimeve të shumta në qeveri dhe në Kuvend, sot kryeministri Rama njoftoi se pas largimit të taulant Ballës nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, vendin e tij do ta zinte Ervin Hoxha.
Për Hoxhën kjo është një pjesë tjetër e karriarës, plot ulje-ngritje në dikasteret shtetërore.
Plot 5 vite më parë, në 19 gusht 2019, Ervin Hoxha do të shkarkohej nga detyra si zëvendësdrejtor i Hetimit Tatimor në Tiranë, me kërkesë të kryeministrit Rama.
Largimi i tij nga drejtimi i drejtorisë së Hetimit Tamitor ndodhi kur aksioni anti-informalitet ka nisur nëpër biznese duke vënë me mijëra gjoba.
Dy vite para kësaj ngjarjeje, në korrik 2017, ndërsa mbante detyrën e drejtorit të Hetimit Tatimor, Ervin Hoxha deklaronte se i kishte dërguar kryeministrit Rama një mesazh, ku i paraqiste dorëheqjen.
“I nderuar zoti Kryeministër. Me cilësinë e Drejtorit të Hetimit Tatimor, ndiej përgjegjësinë time të drejtëpërdrejtë për shfaqjen e turpshme të tre inspektorëve. Në këto kushte nuk mund të vazhdoj më ushtrimin e kësaj detyre. Sa më sipër, kërkoj dorëheqjen time të parevokushme nga ky funksion. Ju faleminderit për besimin”, përfundon mesazhi i Hoxhës, disa orë pasi policia nalizoi operacionin e koduar “TND”, që u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një biznes privat, te Kryeministri Rama. Nga ky operacion u arrestuan në agrancë, Ermal Harizaj, Ervin Pupuleku, dhe Arben Disha, të gjithë punonjës të hetimit tatimor të Tiranës.
Tre tatimoret, pasi kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille, Kavajë, i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekësh.