AKTUALITET, 10 Maj 2023, 13:44

Përdorën burimet publike për fushatë zgjedhore, KAS gjobit zyrtarët e pesë ministrive dhe Rakip Sulin

Përdorën burimet publike për fushatë zgjedhore, KAS gjobit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka dënuar me dënuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli pasi ka përdorur burime publike për fushatë elektorale.

Në mbledhjen e sotme, KAS po ashtu ka gjobitur dhe zyrtarë të lartë të disa ministrive me nga 2500 lekë gjobë për shkak se kanë përdorur faqet zyrtare të Facebook për fushatë elektorale.

Gjithashtu KAS ka miratuar kërkesën e Celibashit për gjobë për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash, të cilët kanë publikuar sloganet e PS në faqet zyrtare të Ministrive. Këta janë gjobitur me nga 3000 lekë.

Zyrtarët e gjobitur:

Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit

Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës

Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë

Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë

Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive).