TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sajesë e ka cilësuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta videon e publikuar sot, ku pretendohet se një person, që thuhet se është koordinatori i PL-së së Kucovës, bënte pazar për vota. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kjo është e gjitha loja e Çuçit.
“Është rast i qartë, për shkak të verifikimeve të bëra nga shtabi i kandidatit tonë në Kuçovë, që është një lojë e Bledi Çuçit. Inskenues i lajmeve të tilla që nuk kanë lidhje me Partinë e Lirisë”, tha ai.
Meta u shpreh dhe mbi projeksionin e tij për 14 majin dhe përgjegjësitë politike të dy bashkëdrejtuesve të koalicionit bashkë fitojmë. “Ne kemi përgjegjësi vetëm se të ushtrojmë detyrën. Do hymë 1 dhe do të dalim super 1”, shtoi ai.
Në këtë konferencë apeloi për pjesëmarrje në zgjedhje, duke u shprehur se ai që nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet më pas.