AKTUALITET, 10 Maj 2023, 15:26

"Thumana është pasqyrë kuptimplotë e dallimit të qartë mes forcës të së ardhmes dhe hijeve të së shkuarës", Rama: Vetëm përpara!

"Thumana është pasqyrë kuptimplotë e dallimit të

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh sot se, Thumana është pasqyrë kuptimplotë e dallimit të qartë të 14 majit mes forcës të së ardhmes dhe hijeve të së shkuarës.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Thumana e transformuar falë Programit të rindërtimit, ndërsa ftoi qytetarët të mbështesin kandidatin e Partisë Socialiste për kryetar bashkie, Artur Bushi.