AKTUALITET, 20 Korrik 2023, 16:06

BE pezulloi fondin për bujqësinë, ministrja Krifca: Nuk përmendet fjala ‘korrupsion’, është ndërprerë si masë preventive e përkohshme

BE pezulloi fondin për bujqësinë, ministrja Krifca: Nuk

Një ditë pas publikimit të lajmit se Komisioni Europian kishte bllokuar fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri, vjen reagimi sot nga ministrja që mbulon këtë sektor, Frida Krifca.

Kjo e fundit gjatë fjalës së saj në Kuvend ka argumentuar pezullimin e fondeve, ndërsa thekson se raport nuk përmendet fjala korrupsion.

“Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme, e cila e ka marrë me qëllimin sqarimin e rrethanave, për parandalimin e mashtrimit me faktorë të brendshëm apo jashtëm, dhe në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Në këtë pikëpamje s’mund të komentoj dhe parashikoj asnjë nga këto rrethanave, por siguroj se sistemi i menaxhimit të fondeve, janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE”, -tha ajo.