AKTUALITET, 20 Korrik 2023, 12:38

Opozita proteston në Kuvend për mungesën e Ramës, Spiropali: Garda të largohet, nuk kemi frikë (VIDEO)

Opozita proteston në Kuvend për mungesën e Ramës, Spiropali:

Mazhoranca ka futur në rendin e ditës disa projektligje me urgjencë si ai i legalizimit të kanabisit, si ai për një mandat tjetër të Gjinushit, për izolimin e të diplomuarve në mjekësi etj. Por opozita ka kërkuar kryeministrin Edi Rama për një interpelancë për arratisjen e Arben Ahmetajt jashtë vendit dhe bllokimin e projektligjeve.

Deputetët e opozitës kanë protestuar duke bllokuar foltoren dhe kërkojnë tërheqjen e projektligjeve dhe prezencën e Edi Ramës në seancë.

Opozita kërkon të futet në rendin e ditës kërkesa e tyre për çështjen e inceneratorëve, duke kërkuar që në sallën e seancave plenare të vijë kryeministri Edi Rama.

Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali në fjalën e saj është shprehur se kjo tashmë është një çështje e rezauruar dhe se drejtësia ka marrë në dorë çështjen, ndaj është e rëndësishme që kuvendi të vijojë me rendin e ditës.

“Ne i respektojmë deputetët. Garda të largohet nga Foltorja sepse ne nuk kemi frikë. Ne s’kemi hezituar kurrë që të përballemi me të vërtetën. Ju nuk është hera e parë që i shpallni socialistët grup i strukturuar kriminal, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos e me radhë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju! Urgjenca është një term që është përcaktuar nga Kushtetuta. Pse i bie Faltores o Albana. A ju dëgjuam me orë të tëra.

Dhe prit se është shumë e bukur, ju në kërkesën me mocion thoni të flasin të parët deputetët iniciues të mocionit me debat. Tani sapo panë ato të tjerët që deputetët e Foltores duan të flasin të parin, kërkuan me urgjencë interpelancë, pra urgjencën këtu e keni mes njëri tjetrit” tha Spiropali.