TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe pse vendi po përballet me skandale të përditshme, kryeministri Edi Rama vazhdon t'i injorojë, duke u sjellë si lider rajonal. Ndërsa në kuvend po zhvillohet seanca e fundit me debate të ashpra për arratisjen e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe skandalin e inceneratorëve, anulimin e fondeve të BE-së pas korrupsionit në Ministrinë e Bujqësisë, apo protestës së studentëve të mjekësisë, Rama reagoi për bisedimet e djeshme në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Rama shkruan se BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe se rajoni nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai apelon që Kosova Veriore nuk mund të kthehet në një Donbas të vogël.
“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të kthehet në një Donbas të vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, shkruan Rama.
