AKTUALITET, 20 Korrik 2023, 13:53

“Frida Gugallja”, Berisha akuzon ministren e Bujqësisë pas pezullimit të fondeve nga BE, e krahason me administratoren e inceneratorit

“Frida Gugallja”, Berisha akuzon ministren e Bujqësisë pas

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se duhet të nisin menjëherë hetimet për shkelmimin e miliona eurove të BE-së.

Komentet Berisha i bëri duke komentuar ndërprerjen e fondeve të bujqësisë IPARD nga BE.

Berisha e krahasoi ministren Frida Krifca me administratoren e inceneratorit të Elbasanit, duke e quajtur “Frida Gugallja”.

Duke folur për aferën e inceneratorëve, Berisha tha se është shkelmuar strategjia e BE-së për trajtimin e mbetjeve nga qeveria shqiptare, duke bërë që sipas tij, të vidhen 720 milionë euro.

“Bashkëfajësia ën vjedhjen e shekullit e detyron Ramën të mos qëndrojë dot në këtë sallë. Ne kemi kërkuar mocion pasi është arratisur numri 2 i ekzekutivit shqiptar pasi u thirr nga organet e drejtësisë. Kjo tregon se ju funksiononi nën moton erdhëm vodhem ikëm. Kjo moto i mbylli gojën Ramës para një akti turpërues për shtetin.

Në retorikën më hipokrite të historisë së një vendi, Rama që nxin sot me mungesën e tij, u rrahu gjoksin shqiptarëve, në një kohë që zëvendësi i tij ja kishte mbathur para se Prokuroria të dërgojë në Kuvend urdhërin për arrestin e tij. Pse ky zhvillim? Ka vetëm një shkak, afera e djegësave është afera korruptive më e madhe e shekullit. Qeveria shqiptare është dëshmuar si organizatë krimianle.

Mërtiri dhe Zoto kanë vetëm një qëllim, të mbrojnë dhe të maskojnë pronarët e vërtetë të sipërmarrjes së djegësave. Rama shkelmoi me të dy këmbët strategjinë e hartuar nga BE për trajtimin e plehrave dhe landfillave. Rama mblodhi 12 zv.ministra të cilët patën kurajon të refuzonin këto akte. Rama dërgoi në ministrinë e Mjedisit për të kryesor mbledhjen me 5 zv. Ministra, por edhe aty 2 nuk pranuan.

Pastaj me Agacin shpallën gjendjen e jashtëzakonshme duke shkelur ligjin. Duke shprehur mirënjohjen e pakufijshme ndaj Olaf për zbulimin e Frida Gugales dhe ndëshkimin që mori. I bëj thirrje hetimin për shkelmimin e miliona eurove të BE-së. Shkelmimin e strategjisë së trajtimit të mbetjeve dhe kalimin te Rama. Rama dhe Engjëll Agaçi duhet t’u thonë të vërtetën qytetarëve.

Rama dhe Agaçi ishin ata që caktuan Mërtirin dhe Zoton, dy njerëz që nuk ishin marrë kurrë me plehrat. Ligji i ndalonte ata që të merrnin pjesë në tendera. I dhanë atyre pa garë dhe në kundërshtim me ligjin që ata të marrin aferën 430 milionë, që në të vërtetë rezulton 720 milionë euro. Rama dhe Agaçi bënë firmosjen e kontratës me një procedurë që e ndalon ligji.

Kryeministri ka përgjegjësi të plotë ligore për çdo gjë që firmos. Firma e Ramës për negociata të mbyllura, në një kohë kur Eduard Ahmeti i drejtohej agjencisë së Prokurimeve… Një firmë anti-ligjore nuk duhet të zbatohet. Rama, Veliaj dhe Agaçi janë kriminelët e vërtetë të djegësit të Tiranës”, është shprehur Berisha.