AKTUALITET, 20 Korrik 2023, 15:52

"Taulant Balla i lidhur me krimin", Berisha akuzon se ministrat kanë telefonë të kriptuar, kërkon hetime nga KE

"Taulant Balla i lidhur me krimin", Berisha akuzon se ministrat
Balla dhe Berisha sot në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në Kuvend, i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të hetojë lidhjet e zyrtarëve shqiptarë me krimin e organizuar.

"Ministrat tuaj, ia mbathën, gjenden të lidhur me banditë kryesorë. I bëj thirrje Komisionin Evropian, Europolit. U bëj thirrje partnerëve tanë për një kontribut të madh në luftën kundër krimit në Shqipëri. Zbardhni bisedat e zyrtarëve me bandat e krimit në Shqipëri dhe Europë. Kërcënojnë sigurinë kombëtare jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të një sërë vendesh në Evropë.

A mund të imagjinoni ju ministra apo edhe më lart me telefona të kriptuar SKY….?

Atëherë do ta kuptoni ju se pse ai zgjedh Ballën në Ministrinë e Brendshme, me të lidhurin me bandat dhe me krimin.

Edi Rama, pse  e beri sepse, ai është i lidhur.

I bëj thirrje KE të ndihmojnë këtë vend pasi përditë ky vend bëhet më i rrezikshëm dhe për vendet tuaja. Cili nga ju ka porositur vrasje avoketërish? Cili nga ju është akuzuar se fut hundët për të fituar banda tendera?

Si more u vutë shqiptarëve një njeri të tillë?! E patë ju se dy vite me parë shkoi dhe e liroi Rrexhep Rrajën nga komisariati dhe tani Rrajet e vunë ministër.

Është dramatikë kjo që bëni.

Sigurisht Edi Rama i bën se ka mbështetje, por gradualisht kjo mbështetje po gërryhet.

Flitni sot për vilat e Ahemetajt e nuk thoni asnjë fjalë për vilën e Edi Ramës"-tha Berisha.