TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto kërkon pafajësinë nga arratia pas akuzave për inceneratorin e Elbasanit.
Përmes avokatit të tij, Zoto, i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaçme për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.
Fillimisht avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zoto nga media dhe politika. Sipas tij, në rastin e Elbasanit, Zoto ka qenë vetëm avokat i Albtek.
Seanca për inceneratorin e Elbasanit u shty për në datën 27 korrik, pasi një nga avokatët e kompanive që kanë ndërtuar inceneratorin që nuk ishte gati për të kryer mbrojtjen.
Deri tani kanë përfunduar mbrojtjen 7 nga 9 të pandehurit përfshi edhe ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie Alqi Bllako.
Prokuroria ka kërkuar dënimin në total me 52 vite burg për 9 të pandehurit. Për Kokën organi i akuzes kërkoi 10 vite burg, për Bllakon 4 vite ndërsa për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave është kërkuar dënimi me të paktën 4 vite heqje lirie për shpërdorim detyre.
Ndaj ish ministrit Koka rëndojnë tre akuza, ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë ndërsa për Bllakon rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.