TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Maxhoranca hodhi poshtë sot kërkesën e deputetëve të opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve.
Seanca nisi me debate pasi maxhoranca futi në rend dite projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe ndryshimi i rendit të ditës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla solli revoltën e opozitës, e cila tha se nuk ishin të mjaftueshme votat.
Opozita kundërshtoi diskutimet, ndërsa kërkoi interpelancë me Ramën për inceneratorët. Sipas Nikollës, rendi i ditës u ndryshua me 69 vota pro, gjë që u kundërshtua nga deputetët e opozitës duke thënë se nuk kishte kuorum, e se kishte më pak deputetë të pranishëm në sallë.
Deputetët e PD insistuan për interpelancën me kryeministrin Rama, i cili mungonte në seancë dhe zbuloi vendondodhjen pak minuta më parë me një video të postuar në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama tha se ka inspektuar sot punimet në akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi. I shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Rama tha se ka parë nga afër rrugët ehapura përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve.
Ai deklaroi se në qershorin e 2024-ës kjo pjesë shumë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian do të jetë e përfunduar.
Në akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, ende në punë e sipër po të hapura përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve
Në qershorin e 2024-ës kjo pjesë shumë e rëndësishme e gjerdanit të ri infrastrukturor të bregut Jonian do të jetë e përfunduar, ndërkohë që po punohet me projektin për rrugën e re turistike që nga Dhërmiu në Himarën dhe Sarandë, përmbi kreshtat e kodrave, e cila do të jetë një alternativë çliruese për zhvillimin e infrastrukturës hoteliere dhe çlirimin e trafikut në bregdetin jugor të Shqipërisë 2030, kampione e Ballkanit në Turizëm”, shkruan kryeministri.