TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Flet vëllai i Renald Tahirit i cili humbi jetën pak ditë më parë në burgun 302 në Tiranë. Renis Tahiri ka hedhur dyshime për neglizhencë në vdekjen e 38-vjeçarit, ndërsa shton se askush nuk e ka lajmëruar familjen për ngjarjen.
Ka qenë babai i të ndjerit ai që ka shkuar si zakonisht që të interesohej për të birin, kur i kanë thënë se ai kishte humbur jetën një ditë më parë (të dielën), ndërkohë që në çertifikatën e vdekjes shkruhej se Tahiri kishte humbur jetën të shtunën.
Tahiri tha në një intervistë për Fax News se familja nuk ka konstatuar shenja në trupin e të ndjerit, dhe se Renaldi ishte përdorues i drogës që në moshën 12-vjeçare. Ai apelon të gjithë të rinjtë që të shmangin përdorimin e drogërave, pasi mund të rezultojnë me pasoja fatale, siç edhe ndodhi me rastin e vëllait të tij.
“Renaldo është arrestuar ditën e diel në datën 26 Mars, në mënyrë paqësore, ka pasur kallëzim nga ana e familjarëve për të, ishte përdorues droge, u shoqërua në mënyrë paqësore, i falenderoj policët e komisariatit numër 3.
Të premten të shtunën dhe të dielën nuk kemi pasur kontakt, babit i kanë thënë ditën e hënë që ka ndërruar jetë. Sipas tyre ka ndërruar jetë ditën e diel në darkë, ndërsa në çertifikatë thuhet që ka ndërruar jetë ditën e shtunë.
Nuk kemi gjetur shenja dhune në trupin e tij, ndoshta ka qenë për neglizhencë, vëllai nuk ka pasur probleme me zemrën, por ka pasur shqetësime të tjera. Ne na vret se pse nuk na kanë lajmëruar në kohë, që dhe ne t'i bënim të gjitha respektet në kohë.
Ne kemi një raport mjekoligjor për vdekjen e tij, që mban datën 1 prill, ndërkohë që babit i kanë thënë që ka vdekur në datën 2. I është bërë autopsia dhe babait tim i kanë thënë që ka vdekur për shkak të arrestit kardiak.
Ne kemi shkuar si zakonisht për t'u interesuar për vëllanë, nuk na ka marrë asnjë njeri për të na dhënë informacion për vdekjen, të na jepnin lajmin. I kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës, ka nisur drogën që në moshën 12- vjeçare, kjo është fatkeqësia e tij.
Nuk kam dyshime për dhunë të ushtruar ndaj tij, thjesht ka pasur neglizhencë, dhe nuk mund të jetë lajmëruar ambulanca në kohë”, u shpreh Tahiri.