TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve edhe në fushën e sigurisë kibernetike.
Koordinatori Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa dhe ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulaiman Humand Salem Al Mazroui, nënshkruan sot në Tiranë memorandumin e mirëkuptimit për forcimin e sigurisë kibernetike.
Kryeministri i Edi Rama u shpreh se marrëveshje është strategjike, pasi ruan integritetin e vendit tonë.
Ai tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë krah Shqipërisë në momente të vështira, ndërsa mes tjerash listoi eksodin masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dhe tërmetin shkatërrues të 2019.
“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla, që kanë qenë të pranishëm, dhe na kanë ardhur në ndihmë kur e kemi pasur të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke nisur me eksodin e madh të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Kjo është një marrëveshje strategjikë e vendit tonë, sepse ka të bëjë me integritetin e vendit. Sot është lloji i ri i kërcënimit, jo duke treguar tanket apo avionët që shkelin integritetin territorial, por duke sulmuar hapësirën kibernetike duke paralizuar shërbimet”, tha Rama.