AKTUALITET, 19 Prill 2023, 22:26

Bashkë me Rrajan u arrestua edhe Louis Konomi, i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për kërcënimin e biznesmenit

Bashkë me Rrajan u arrestua edhe Louis Konomi, i shpallur në
Ramazan Rraja

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në Vlorë nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Ndaj Ramazan Rrajas ishte lëshuar nga SPAK një urdhër për shoqërim të detyrueshëm lidhur me antentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Bashkë me Rrahjan është arrestuar edhe Louis Konomi. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.

Sipas policisë, ai dhe  Shaqir Alcani, pronar i kompanisë “Alcani shpk”, djali i tij, Algert Alcani, zyrtar në bashkinë e Tiranës, si dhe Edmir Boci kërcënuan me jetë biznesmenin, pronar i një biznesi me qendër në Cërrik, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë e Tiranës. Në garë ishte dhe firma e Shaqir Alcanit.