AKTUALITET, 30 Gusht 2024, 14:02

“Bashkë Fitojmë” çon në Kolegjin Zgjedhor zgjedhjet në Himarë, kërkojnë ndryshimin e vendimit të KAS

“Bashkë Fitojmë” çon në Kolegjin Zgjedhor

Pas vendimit të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS), që i cilësoi të vlefshme zgjedhjet në Himarë, ku fitues u shpall kandidati socialist Vangjel Tavo, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ka dërguar padi në Kolegjin Zgjedhor.

PD kërkon të ndryshohet vendimi i KAS dhe që zgjedhjet në Himarë të shpallen të pavlefshme në të gjitha qendrat e votimit dhe të ripërsëriten.

Edhe PBDNJ e Vangjel Dules mësohet se do të depozitojë ankimin në Kolegj si palë e tretë e interesuar.

“Bashkë Fitojmë” çon në Kolegjin Zgjedhor