TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore do të diskutohet Dekreti i Presidentit Meta në lidhje me kthimin në Kuvend të Ligjit për Bashkëqeverisjen.
Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar dhe Presidenca përmes një njoftimi publik, ku nënvizon arsyet pse kreu i shtetit bëri kthimin e këtij ligji në Kuvend.
Në njoftim bëhet me dije se Presidenti Meta nuk e dekretoi këtë ligj pasi cënon dispozitat e Kushtetutës, mes të cilave pavarësinë e autonomisë vendore, sigurinë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga kryeministri.
Reagimi i Presidencës
në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore Sot do të shqyrtohet Dekreti i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta “Për kthimin e ligjit nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, shoqëruar me arsyetimin e detajuar.
Presidenti Meta nuk e dekretoi me miratim këtë ligj pasi:
1. Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.
2. Procedura e ndjekur për miratimin e ligjit nr. 107/2021, është realizuar në shkelje flagrante të parashikimeve të ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
3. Bie ndesh, krijon mbivendosje dhe nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
4. Bie haptazi ndesh me ligjin nr. 10385, datë 24.02.201, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar.