AKTUALITET, 17 Nëntor 2022, 09:24

Basha nis fushatën kundër PD-së, takon disa mbështetës në Tiranë

Basha nis fushatën kundër PD-së, takon disa mbështetës
Lulzim Basha, në takimin e djeshëm

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shfaqur dje në një takim me rreth 30 persona të degës numër 14 në Tiranë, në atë që mbështetësja e tij Orjola Pampuri e cilësoi si “Takimi në degën 14, Tiranë, tregoi dhe një herë frymën pozitive të secilit, për të ecur të sigurtë përpara”.

Takimet e Bashës bëhen në një kohë kur grupimi i Alibeajt i mbështetur prej tij, tha se kishin dështuar bisedimet me PD-në zyrtare të drejtuar nga Berisha për të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe se do të dalë me kandidatët e vet në të gjitha bashkitë.