TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, në Fier, rreth orës 08:00, pranë një shkolle.
Në pamjet e mëposhtme të publikuara nga Joq, shihet se një automjet tip fuoristradë i drejtuar nga një grua që po lëvizte mbrapsht, papritur ka shtuar shpejtësinë dhe ka goditur një kalimtare.
Makina e zë gruan në mes me një makinë tjetër të parkuar. Sipas dëshmitarëve gruaja ka dëmtime të rënda në pjesën e legenit dhe të këmbëve.
Dëshmitarët shprehen se gruan po e mbajnë në spital me qetësues shumë të fortë sepse ka probleme me zemrën dhe nuk po e fusin dot në operim pasi ka tension të lartë.