AKTUALITET, 25 Shkurt 2022, 20:20

Lufta në Ukrainë/ Rama: Do të takohem me Boris Johnson në ditët e ardhshme në Londër! Kemi qenë në kontakt

Lufta në Ukrainë/  Rama: Do të takohem me Boris Johnson në

Kryeministri Edi Rama bën me dije se do të takojë homologun britanik, Boris Johnson, në ditët e ardhshme.

Kreu i qeverisë thotë se pjesë e këtij diskutimi do të jetë situata në Ukrainë, teksa zbulon se dhe në ditët e mëparshme ka pasur kontakt me Johnson.

“Kjo është diçka që nuk ka ndodhur në Europë. Futja me ushtri në një shtet tjetër. Në një shtet tjetër sovran, prej shumë vitesh me institucione të zgjedhura. Shpresoj që me kryeministrin britanik do takohem në ditët e ardhshme, sepse do të shkojmë në Londër. Do diskutojmë për këtë megjithëse kemi qenë në kontakt në ditët e mëparshme”, tha Rama.