AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 10:43

“Vetëm Këshilli Kombëtar ka autoritetin të largojë anëtarët”- Përçarja e PD-së/ Bledion Nallbati: Ja kë do të njohim si kryetar të partisë

“Vetëm Këshilli Kombëtar ka autoritetin të

Deputeti demokrat Bledion Nallbati, pas zhvillimeve të fundit në PD ku përçarja është thelluar më shumë, ka deklaruar se vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet. 

Ai theksoi se “nga 453 anëtarë janë 329. Kush e mori këtë vendim?”, duke theksuar se nuk duan që PD të zvogëlohet si parti.

“Vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet, ku shoqërohet me raport nga sekretari i përgjithshëm për shkeljet që ka bërë ky individ ka bërë.

Nga 453 anëtarë janë 329. Kush e mori këtë vendim?

Nnuk duam që kjo parti të zvogëlohet më tepër, por të zmadhohet. Kjo i përket qytetarëve, është aset kombëtar”, u shpreh ai.

Nuk njihni as Berishën dhe as Bashën?

“Do të njohim atë që do të dalë nga një proces i rregullt statuor”, tha ai.