TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi në një postim të fundit në rrjetet sociale ka shtruar një pyetje, e cila duket si një mesazh i koduar për Grupin e Rithemelimit.
Ai pyet atë që me ironi e quan “opozita e vërtetë” nëse e kanë shitur vilën me vlerë 760 mijë euro apo nuk ua ka blerë askush, teksa shton se nuk mund të mbahet peng opozita për një vilë të pajustifikuar që e ka zbuluar Rama.
Nuk dihet se për kë është konkretisht ky mesazh i Bardhit, por kjo është një akuzë shumë e rëndë nga ana e tij.
Postimi i Bardhit:
Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!