TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku u zhvilluan bisedimet për bashkëpunimin mes tyre dhe grupit të Sali Berishës për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pas mbledhjes, deputeti Gazment Bardhi nuk dha detaje specifike mbi diskutimet që ai ka zhvilluar me deputetin Edi Paloka. Sipas tij, e rëndësishme është që demokratët të gjejnë mekanizmin e duhur për të dalë me një kandidat të përbashkët.
Ai tha për mediat se njëanshmëria e secilës palë do të dëmtonte procesin e bashkimit të PD-së.
Bardhi: Në fakt nuk do të zbardh më detaje duke ju kërkuar ndjesë për atë që kam diskutuar me zotin Paloka. Takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi për të gjetur një mekanizëm që siguron bashkëpunim të sinqetë të demokratëve. Asnjë nuk ka pasur asnjë qëndrim për çështje tëcaktuart. Apeli im, duke ndjekur të gjithë zhvillimet, është që njëanshmëria nuk e ndihmon këtë process. Demokratët duhet të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën. Këtë process e dëmton njëanshmëria. Çdo rrugë e njëanshme që synon imponimin e një pjesë të demokratëve, nuk e ndihmon hallin tonë për të mundur Ramën.
Pyetje: Çfarë do të thotë njëanshmëri? Jeni pro procesit të primareve dhe çfarë propozoni?
Bardhi: E kam thënë dhe herën e parë, nuk kam ndërmend të bëjë bisedime përpara kamerave. Sot kam shkëmbyer disa mendime sëbashku me zotin Paloka për të gjetur një rrugë se si të bashkëpunojnë demokratët. Flas për pozicione të ngurta të secilës palë në gruypin parlamentar. Nëse qëndrojnë të ngurtë në pozicionin e tyre, bashkëpunimi minohet.