AKTUALITET, 18 Tetor 2022, 16:01

Vrasja e dyfishtë në Kurbin, gjykata jep dënimet. Burgim të përjetshëm Eduard Lamajt

Vrasja e dyfishtë në Kurbin, gjykata jep dënimet. Burgim të
Viktimat Bujar Kika dhe Paulin Gjergji

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj).

Ata u gjetën fajtor për vrasjen e Bujar Kikës dhe Paulin Gjergjit.

Ekzekutimi i dy biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ndodhi në muajin maj të vitit 2020, brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Eduart Lamaj u akuzua se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit. Të katërt personat u dërguan per gjykim nga Prokuroria.