TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, është takuar sot me ambasadoren e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann.
Ambasadorja amerikane shkruan në rrjetet sociale se diskutuan për progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe rrugën drejt integrimit në BE.
“Diskutim i mirë sot me ambasadoren Hohmann pas raportit të parë mbi Shqipërinë për progresin në rrugën drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave në Korrik.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë me forcë reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, përfshirë Reformën në Drejtësi”, ka shkruar ambasadorja Kim.