AKTUALITET, 18 Tetor 2022, 17:36

“Engjëll Agaçi e dinte se kontrata e inceneratorit të Elbasanit ishte në kundërshtim me ligjin”- Kryemadhi: Çfarë i duket kaq komplekse SPAK-ut që nuk vepron ndaj njeriut të Ramës?

“Engjëll Agaçi e dinte se kontrata e inceneratorit të

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka risjellë deklaratën e saj për Engjëll Agaçin, i cili sipas saj kishte dijeni se kontrata e Inceneratorit të Elbasanit ishte në kundërshtim me ligjin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se pavarësisht paligjshmërisë, ai e futi në rendin e ditës në Këshillin e Ministrave.

Kryemadhi i drejtohet SPAK, duke thënë se “çfarë i duket kaq komplekse që nuk vepron ndaj njeriut të Ramës?”

“Engjëll Agaçi edhe pse kishte dijeni se Kontrata e Inceneratorit të Elbasanit ishte në kundërshtim me ligjin, vendosi të fusi në rend dite në Këshillin e Ministrave miratimin për financim të kësaj kontrate të pa ligjshme! Kjo, e thënë nga Gjykata e Lartë në vendimin e dhënë. Çfarë i duket kaq komplekse SPAK në këtë shkelje flagrante, që nuk vepron ndaj njeriut të Ramës?”, shkruan Kryemadhi.