AKTUALITET, 1 Prill 2025, 18:50

Forcohet sërish leku, euroja dhe dollari humbasin terren

Forcohet sërish leku, euroja dhe dollari humbasin terren

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,49 lekë, krahasuar me ditën e hënë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,10 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 91,66 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99,19 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 118,55 lekë ose 0,70 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 103,96 lekë ose 0,46 lekë më pak se një ditë më parë.