TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Zall Gjoçaj në Mat kanë dalë sot në një protestë kundër ndërtimit të një HEC-I në këtë zonë.
Sipas banorëve, ky HEC po ndërtohet në një park kombëtar, në shkelje të plotë të ligjit.
Ata shprehen se, kompania po i merr ujin dhe kjo sipas tyre është kriminale, ndërsa shtojnë se kompania përgjegjëse duhet të ndërpresë punimet.
Ata vijojnë më tej se përfaqësuesit e kompanisë po përpiqen që ti nxjerrin ata nga shtëpitë e tyre, ndërsa shtojnë se do të firmosin edhe një peticion, të cilin do t’ia dorëzojnë Kontrollit të Lartë të Shtetit.